Mondi nga Brindisi

Zemra i rrihte fort, valëviste flamurin e Mondit dhe e shtynte barkën drejt tokës së premtuar në të cilën më pas arriti.

Mondi dëshiron që Brindisi të jetë krenar për të njëlloj siç ndihet ai, gjithmonë në borxh. Ishte shumë i ri kur lindi nga prindër italianë me të cilët e ka stërvitur zemrën që të fryjë mbi Adriatik duke eksportuar puhinë e detit dhe duke importuar korrentet ballkanikë. Një shkëmbim natyror mbi të cilin ka ndërtuar në mënyrë inkoshiente udhëtimin e tij emocional që e bëri njeriun dhe profesionistin që është sot. Është shqiptar dhe ishte një emigrant, i mirëpritur dhe i adoptuar, mësoi si të çlirohej prej tabuve dhe paragjykimeve, dy autostopistë të dyshimtë që i la në buzë të urës mes Shqipërisë dhe Brindisit. Migrimi është një e drejtë themelore e njeriut dhe ai dëshiron ta paraqesë si pozitive, edhe pse në retrospektivë të përvojës së tij të udhëtimit në vitet ’90, i ndërmarrë si një largim me vullnet të plotë apo të detyruar dhe i lidhur me largimin e shumë bashkatdhetarëve të tij. Sepse në Tiranë u kthye dhe atje jeton, prindërit e tij adoptues jetojnë në Brindisi dhe bashkë me qytetin janë pjesë e botës së tij. Tashmë migron midis miellrave, shkon nga një lloj gruri në tjetrin në Shqipëri, po ashtu nga njëri tek tjetri në Itali. Eci me hapa gjigantë në susumaniello-n e Brindisit dhe faktikisht, toleranca dhe meritokracia e tokës mikëpritëse lejuan këmbët e tij të hyjnë në akademinë italiane të gastronomisë historike dhe putrat e susumaniello -s të bëheshin më të fuqishme duke prodhuar një verë të shkëlqyer. Po kështu dhe për Brindisin, si një port i hapur, e tregon me art për të sensibilizuar në Shqipëri gastronominë. Mondi përgatit shpirtin e tij të qëndrojë pranë artit, për të mundësuar shpërndarjen dhe ndërgjegjësimin e të kaluarës dhe të stimulojë rritjen e numrit të njerëzve që ta përhapin e ta përqafojnë. Mikëpritja është talent, bëhet art kur është e organizuar, Mondi takoi talentin e Brindisit natën e mbërritjes së tij, ndriçimi urban ishte shfaqja e tij, dritat e ndryshme ishin shfaqja. Qyteti nuk pati frikë nga qasja e papritur e një identiteti tjetër, ju afrua duke i dhënë ndihmë, duke e ushqyer. Mikpritja ka në vetvete bujarinë dhe pavarësisht ambientimit me gjuhën italiane, sot Mondi mund të kishte rënë në konfuzion dhe mund të kishte përfituar dhe pretenduar nga mikëpritja dhe ne do ta kishim kuptuar në mënyrë të gabuar dhe të bezdisshme fjalën mikëpritje. Jo, kjo nuk ndodhi. Kjo është liria e Mondit me të cilën mbush peshoren e pjatës për të dhënë, në atë të së pasurit ka me shumicë, pafund, sepse dëshiron që Brindisi ta ketë.

Përkthim i Ismete Selmanaj Leba

Lascia un Commento

Your email address will not be published. All fields are required.