Sorrisi

“Përshëndetje Adrian, Brindisi do që ti të kthehesh.” “Me të vërtetë, Ismete? Po ti je duke qeshur e kjo do të thotë që nuk është shaka! ” “Sigurisht që jo, buzët nuk gënjejnë.”

“Adrian, ti tashmë e di se çfarë ndodh vetëm duke thënë emrin e qytetit; buzët zgjaten në një buzëqeshje dhe në të njëjtën kohë ngjasojnë si dy rrugë që shkurtojnë distancën deri në qendër të Puglia-s. Rruga nazionale 7 dhe 16, janë në të vërtetë buzë ku udhëtojnë tifozët e tu për të të parë teksa luan basketboll. E para fillon nga Taranto dhe para se të arrijë në Brindisi, kalon nga Grottaglie, Francavilla Fontana, Latiano dhe Mesagne. Ndërsa e dyta përshkron mes për mes Carovigno-n dhe San Vito-n dei Normanni. Ato përfaqësojnë lidhjen midis krijimeve artistike lokale. Buzët e mbyllura përziejnë ndryshimet urbane me objektet origjinale krijuese të banorëve, duke bashkuar në mënyrë harmonike atë që është ndërtuar në të kaluarën me atë çka po krijohet në ditët e sotme. Buza e sipërme është fluturimi krahë për krahë i shqiponjës shqiptare dhe aeroplanëve nga e gjithë Europa  për në aeroportin e Brindisit. Buza e poshtme është dëshira e shqiponjës për të fluturuar e cila me sqepin e saj me kokë poshtë në formë anije, kalon Adriatikun nga Vlora në Brindisi. Këtu, në Viale Regina Margherita, ngrihet në fluturim mbi tre metra, shpalos krahët e saj duke bërë hije mbi qytetarët, banorët dhe turistët që shëtisin buzë detit. Me kthetrat e saj të mban nga duart dhe si një dron të tregon se sa afër janë rrugët me njëra-tjetrën, sesi një pivot ngjason me një kolonë romake. Ky konfuzion është horizonti yt dhe çdo buzëqeshje e re e jotja tregon se sa e bukur është Brindisi në çdo stinë. Sa madhështore dhe e veçantë është bukuria e saj. Është një lloj magjie, truku i të cilit është i njëjtë me atë që zbulon kur je në parket me fëmijën tënd, ndërsa me buzëqeshjet tuaja jeni duke u lëkundur mbi një  hamak të varur mbi det.”

“Ciao Brindisi, anch’io credo nella magia.”

Ismete Selmanaj Leba

 

Lascia un Commento

Your email address will not be published. All fields are required.